Pasagjeri tentoi të vriste veten në tualet, avioni bën uljen emergjente

18 mars 2024 | 14:53

Një avion është detyruar të bëjë një ulje emergjente, pasi një pasagjer tentoi të vetëvritej sipas mediave të huaja.

Fluturimi EVA Air BR67 po udhëtonte nga Bangkok në Londër të premten kur u detyrua të bënte ulje emergjente.

Pasagjeri u gjet në tualet gjatë zbritjes së avionit. Mësohet se personi është ndihmuar nga stjuardesat dhe një mjek në bord.

Pasagjerit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi avioni u ul në orën 19:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një djalë 9-vjeçar në Siri është dënuar me burg për…