Pasaportat më të fuqishme në botë për 2021-ën, Kosova bie për 8 pozita

06 korrik 2021 | 20:39

Pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99-të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.

Kështu ka njoftuar Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë. Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës, shkruan Gazeta Express.

Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.

Përmes pasaportes së Kosovës, pa viza mund të udhëtohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi e Turqi, si dhe në disa pjesë të Afrikës.

Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z.…