Pasi e masakruan, serbët e hodhën në bunar

17 maj 2021 | 09:33

Më 21 tetor 1998 është gjetur kufoma e Hajriz Deliut, të cilin, pasi forcat serbe e kishin masakruar me armë të ftohta, e kishin bartur dhe hedhur në një pus rreth 12 metra thellësi. Për këtë ngjarje ka shkruar Isa Mulliqi, i cili edhe sot e kujton atë rast: “Kjo foto është duke e nxjerr Hajrizin nga bunari që para syve me rri ai moment. Në gjoks kishte një kallamoq që ish mundu me met gjallë, por as atë s’kish mund ta hante. Allahu n’xhenet Harizin e pastë qu!”.

HAJRIZ FAZLI DELIU

  1. 4. 1964 – 26. 9. 1998                                                          

Hajriz Fazli Deliu lindi më 14 prill të vitit 1964 në Abri të Epërme. Qe fëmija i parë i Fazli dhe Fazile Deliut, të cilët patën gjithsejtë dhjetë fëmijë, katër djem dhe gjashtë vajza. Hajrizi ishte i martuar me Zahide Bajraktarin-Deliun nga fshati Resnik i Komunës së Klinës. Me Zahiden nuk pati fëmijë, ndërsa nga martesa tjetër Hajrizi pati dy vajza, Gentianën dhe Donjetën. Shkollën fillore e ka kryer në fshat, ndërsa të mesmen, Gjimnazin “Skenderbeu’’, në Drenas në vitin 1982. Si nxënës i shkollës së mesme ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe është ndaluar dhe arrestuar nga forcat pushtuese jugosllave.

Në qershor të vitit 1982 ka bërë shërbimin ushtarak të APJ-së. Në vitin 1983 punësohet në ndërmarrjen “Ferronikeli” në Drenas, derisa pushtuesi serb në vitin 1993 i largoi nga puna me masa të dhunshme të gjithë shqiptarët të cilët (sipas tyre) ishin të papërshtatshëm. Pas largimit nga puna dhe përndjekjeve detyrohet të largohet jashtë vendit. Në gusht të 1993-s shkon në Gjermani. Në dhjetor të vitit 1997 kthehet në Kosovë dhe, pas tre muajve, fillon lufta për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Hajrizin, në moshën 34-vjeçare, më 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe e masakrojnë së bashku me familjen e tij (gruan Zahiden, 30-vjeçare, vajzat: Gentianën 8-vjeçare, Donjetën 7-vjeçare dhe babanë, Fazliun, mbi 90-vjeçar) duke e hedhur në një pus (bunar) afër lagjes Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Hysenaj   Këtu po i paraqesim biografitë e shkurtra,…