Pasi lirohet, sërish arrestohet i dyshuari për sulmin seksual ndaj 80-vjeçares në Vushtrri

25 maj 2023 | 08:14

Dje u raportua për arrestimin e Bujar Bajramit, i njohur edhe si Bugja, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua të moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Fillimisht, Bajramit i ishte caktuar masa e ndalimit policor, por burimet e Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ai është liruar gjatë ditës së djeshme dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

E pas kësaj, më vonë 42-vjeçari është ftuar sërish që të intervistohet dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai prapë të dërgohet në mbajtje.

Si ndodhi rasti?

Bajrami dyshohet se ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së 80-vjeçares J.T., e cila ishte e vetme në shtëpinë e saj dhe të njëjtës i ka kërkuar t’ia japë disa para të cilat pretendonte se ia ka borxh.

Në momentin që viktima ka refuzuar t’ia japë paratë, 42-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka hequr pantallonat e tij dhe ka filluar ta zhvesh me dhunë të moshuarën.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë Bujar Bajrami.

I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa më vonë është arritur që të arrestohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roman Anin është gazetar hulumtues rus që punon për Novaya…