Pasi lojtarët shqiptarë nuk e kënduan himnin, përgjigjet kreu i Federatës së Maqedonisë: As unë s’e këndoj

14 qershor 2021 | 16:09

Maqedonia e Veriut është përfaqësuesja që mbështetet më së shumti nga tifozët shqiptarë në këtë Evropian. Dhe arsyeja me siguri është sepse aty janë mese gjysma e kombëtares së këtij shteti shqiptar.

Kjo jo vetëm për shkakun e pjesëmarrjes të lojtarëve shqiptarë në organikën e kësaj përfaqësuese, por duhet të kujtojmë faktin se kreu i Federatës Maqedonase të Futbollit është Muhamed Sejdini.

Gjithashtu në gjithë strukturën kemi përfshirjen e madhe të shqiptarëve që na bën të ndihemi më të përfaqësuar në këtë Evropian me mungesën e Shqipërisë.

Në “Kanalin 10” Sejdini ka komentuar shumë tema që janë hapur në përballjen e parë kundër Austrisë, ku kombëtarja maqedonase ka humbur me rezultat 3:1.

“Jam i bindur se në Kosovë dhe Shqipëri po ndjekin Maqedoninë e Veriut në Europian se 50% e kësaj përfaqësuese janë shqiptarë. Besoj se të gjithë me ne. Nuk shkruhet shqip në faqen zyrtare të Twitter-it të Maqedonisë së Veriut? Faleminderit për vërejtjen tuaj, më besoni se ka për t’u rregulluar. Nuk e kënduan himnin e Maqedonisë lojtarët shqiptarë? Nuk e kam parë këtë pjesë, por është e drejta e gjithkujt që të vendosi nëse e këndon apo jo. Unë nuk e këndoj për vete. Fjalët e Arnautoviç ndaj Alioskit? Nuk kam folur me Alioskin. Ne do të takohemi dhe do të flasim se ku ishte problemi. Nëse ka fyer për origjinën, UEFA do marri masat”, tha Sejdini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar sot Valdete…