Pasi Radojiçiqi u përmend si i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, reagon ministri i Vuçiqit

30 mars 2022 | 16:14

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin ka reaguar pasi Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni (KRIK) ka raportuar për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radojiciq si të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut në janar të vitit 2018.

Vulini ka thënë se publikimi i dëshmisë nga KRIK-u të Boban Bogdanoviqit, i cili ka rrëfyer detaje të vrasjes së Oliver Ivanoviqit kanë për qëllim të ndikojnë në zgjedhjet e 3 prillit, shkruan “Tanjug”.

“Serbia është shtet serioz, s’mund të gënjehet. Publikimi i deklaratës së Bogadnoviq është përpjekje për të kriminalizuar Serbinë dhe për të ndikuar në zgjedhjet e 3 prillit. Një luftë mediale është duke u bërë ndaj vendit tonë me gënjeshtra veçanërisht ndaj presidentit Vuçiq dhe njerëzve të afërt me të”, ka thënë Vulin në një konferencë për media.

Mediat serbe kanë raportuar dje se Oliver Ivanoviqi është vrarë me urdhër të Zvonko Veselinoviqit i mbështetur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të dy këta në listën e të sanksionuarve nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar…