Pasi u shfaq cullak para kolegëve në Zoom, gazetarin e pezulluan nga puna

21 tetor 2020 | 08:35

 

Jeffrey Toobin, gazetar i njohur i “The New Yorker” dhe bashkëpunëtor i CNN-it, është pezulluar nga detyra pasi u shfaq nudo para kolegëve të vet në Zoom.

“Kam bërë një gabim idiot. Mendoja se nuk dukesha në kamera. I kërkoj falje gruas, familjes, miqve dhe kolegëve”, tha Toobin për “Vice”.

“The New Yorker” bëri me dije se e ka pezulluar gazetarin dhe shtoi se po e heton incidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonda e NASA-s, e quajtur “Osiris-Rex”, ka bërë një lëshim…