Pasiguria në zgjedhjet në ShBA trondit tregjet financiare

04 nëntor 2020 | 14:56

Pasiguria rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i ka tronditur tregjet financiare.

Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në ShBA, ka rënë për më shumë se 1.5 për qind të mërkurën, ndërsa S&P është rritur për 0.6 për qind, pas një rënieje fillestare prej 1.1 për qind.

Aksionet në Gjermani, Francë dhe Angli kanë qenë po ashtu të paqëndrueshme në tregtinë e hershme, ndërsa kanë nisur të rikthejnë fitime të vogla.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë mbajtur të martën.

Në garë kanë qenë presidenti aktual, Donald Trump, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden.

Rezultati është ende i paqartë, meqë numërimi i votave në disa shtete kyçe vazhdon.

Trumpi, i cili para kohe ka pretenduar fitoren, ka paralajmëruar se mund ta çojë rezultatin e zgjedhjeve në Gjykatën Supreme.

Bideni ka thënë se është i bindur se është “në rrugën e duhur” për të fituar, por ka bërë thirrje për durim derisa numërimi i votave vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Kosova do të përballen në mes vete në…