Pastrohen rrugët nga bora në Malet e Berishës

12 janar 2021 | 11:53

Janë pastruar të gjitha rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, në Komunën e Malishevës, rrugë të cilat gjatë ditës ishin të mbuluar me borë dhe me akull, e që për banorët e kësaj pjese kishte shkaktuar probleme në qarkullim.

“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi i ka pastruar rrugët nga bora, në këtë pjesë, pasi ka pasur reshje të shumta të borës. Në asnjë moment banorët nuk kanë pasur probleme në qarkullim”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Image may contain: tree, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit…