Pastrohet ambienti përreth liqenit në Mirushë

27 prill 2018 | 17:39

Në kuadër të punës së përditshme të njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, është organizuar të premten një aksion i madh pastrimi i ambientit përreth liqenit “Mirusha”.

Këtij aksioni i janë përgjigjur edhe zyrtarët komunalë të prirë nga kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 60 punëtorë të njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, bashkë me zyrtarë komunalë.

Me këtë rast, kryetari Begaj ka thënë se sfidë për komunën e Malishevës mbetet ruajtja e ambientit. “Pastrimi i ambientit ka qenë edhe është synimi im kryesor, prandaj së bashku me njësinë e ‘Ekoregjionit’ dhe në bashkëpunim edhe me kryetarët e fshatrave, do të vazhdojmë të angazhohemi, që jo vetëm ta pastrojmë ambientin por edhe që ta ruajmë. Ju bëjë thirrje të gjithë banorëve të komunës së Malishevës që ta ruajnë ambientin”, ka thënë Begaj,

Ndërsa përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, ka bërë të me dije se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme në mënyrë që përfundimisht të largohen mbeturinat.
Liqeni në Mirushë është një prej vendeve më të vizituara në komunën e Malishevës, pas ujëvarave dhe pishinave, por ambienti përreth liqenit është ndotur në masë të madhe gjatë vërshimeve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka mbështetur iniciativën për gdhendjen në…