Figura e Idriz Seferit do të gdhendet në shkëmb

27 prill 2018 | 17:38

Kuvendi Komunal i Kaçanikut ka mbështetur iniciativën për gdhendjen në shkëmb të figurës së heroit kombëtar, Idriz Seferi.

Gdhendja e figurës së heroit Seferi do të bëhet tek Gryka e Kaçanikut. Para asamblistëve të Kaçanikut, në emër të Fondacionit “Idriz Seferi” për jetësimin e këtij projekti ka folur profesori universitar, Sabri Kadriu.

Pas sqarimeve të nevojshme, asamblistët e të gjitha partive kanë mbështetur këtë iniciativë në mënyrë unanime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë homazhe…