Pastrohet shtati i lumit në fshatin Bajçinë

09 dhjetor 2018 | 16:49

Komuna e Podujevës përmes kompanisë së kontraktuar, është duke vazhduar me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve dhe hapjen e pastrimin e kanaleve të ujit.

Të dielën ka përfunduar pastrimi i shtatit të lumit në fshatin Bajçinë, ndërsa ditë më parë ka përfunduar edhe pastrimi i disa kanaleve në fshatin Gerdoc.

Largimi i deponive dhe pastrimi shtretërve të lumenjve dhe hapja e kanaleve po bëhet edhe në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion nga qyteti i Sarandës, i prirë nga kryetarja…