Pastrohet shtrati i lumit “Klina” në Skenderaj

09 shtator 2018 | 17:05

Komuna e Skenderajt në kuadër të aktiviteteve të veta dhe synimeve për një ambient sa më të pastër, ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtje të parqeve dhe hapësirave tjera publike për të pastruar shtratin e Lumit “Klina”, në një aksion që ka filluar ditë më parë dhe që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas zyrtarëve të Komunës së Skenderajt, aksioni i pastrimit të lumit ka vazhduar edhe gjatë vikendit. Ata kanë theksuar se tashme është arritur të pastrohet gjatësi e madhe e shtratit të lumit me anë të ekskavatorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë…