Pasuria nuk e bën të lumtur Rihanna-n

14 prill 2021 | 12:49

Rihanna është shembulli më i mirë i një artisteje që di si të punojë. Prej vitesh ajo nuk është më thjesht një këngëtare duke treguar se di të jetë një sipërmarrëse e suksesshme e një kompanie kozmetike, stiliste mode, aktore dhe mbi të gjitha konsiderohet një vajzë modeste.

Në 2019-ën, Rihanna ishte zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë, duke lënë pas Beyonce-n dhe Lady Gaga-n. Përtej të ardhurave nga muzika, Rihanna falë markave që zotëron ka një pasuri prej 600 milionë $, sipas Forbes.

Ndërkohë, Celebrity Net Eorth thotë se ajo fiton diku rreth 40 deri në 80 milionë $ në vit, pa përfshirë këtu vilën prej 13.75 milionë që bleu në Beverly Hills në Dhjetor të 2020-ës.

Pavarësisht pasurisë marramendëse, Rihanna mbetet unike. Të dhëna për Forbes thonë se vetëm gjatë pandemisë ajo ka dhuruar 8 milionë $.

Në një intervistë për The New York Times Style në 2019-ën ajo u shpreh se paratë vlejnë aq sa ajo të kujdesej për familjen e saj.

“Më duhen aq sa për të hapur bizneset që unë dua për të krijuar vende pune për njerëzit e tjerë. Paratë e mia s’janë për mua. Janë gjithmonë për të ndihmuar dikë tjetër. Bota na bën të besojmë se prioritet janë ca gjëra të gabuara, na bën të na mungojë esenca e jetës, ajo që të bën të ndihesh gjallë. Mua më bën të lumtur një shëtitje e gjatë me një pasdite me diell”, ka përfunduar Riri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra këtë vit përfaqësohet nga një shqiptar në festivalin e…