PD-ja ndahet në dy grupe në Kuvend, të përjashtuarit nga Basha kërkojnë vendet në komisionet parlamentare

17 janar 22:14

50 minuta kohë që mund të ishte përdorur për të diskutuar  çështje që shqetësojnë shqiptarët, u shpenzua në parlament,  për të sqaruar sherrin brenda kampit demokrat.

Sherrnaja brenda Partisë Demokratike,  mbërriti edhe në Kuvendin e Shqipërisë në të parën seancë për vitin 2022.

Deputetët demokratë rreshtuar pro Sali Berishës të shkarkuar prej Lulzim Bashës për mos të qenë pjesë e grupit parlamentar demokrat,  e kundërshtuan me forcë këtë kërkesë depozituar në kuvend.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla dha sqarimet e saja për këtë kërkesë, bazuar në rregulloren e kuvendit.

Por çka tha zonja Nikolla,  nuk u mirëprit nga deputetët në listë për tu përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Taulant Balla, kreu grupit parlamentar socialist,  solli shembuj nga përjashtimet e deputetëve demokratë në të shuarën.

Në të parën fjalë si kryetar i grupit të ri demokrat Enkelejd Alibaj tha.

“Po ne kemi ca probleme ua kemi thënë shqiptarëve ti zgjidhim në familjen tonë duke i parë në sy. Ta kthejmë këtë sallë për zërin e shqiptarëve pavarësisht problemeve tona tashmë të kaluara”, tha Alibeaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania po e furnizon Ukrainën me pako të reja të…