PDK distancohet nga Lirak Çelaj: Partia vazhdon bojkotin për RTV Dukagjinin, i ftuari përfaqëson vetën

07 prill 2021 | 21:21

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një komunikate adresuar mediave është distancuar nga anëtari i saj, Lirak Çelaj, shkruan Express.

Kjo për shkak se PDK po vazhdon të bojkotojë televizionin RTV Dukagjini. Ndërkohë për të ftuarin e PDK’së, Lirak Çelajn, thuhet se përfaqëson vetëm mendimin e vet.

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.

Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në komunikatë.

PDK bojkotin ndaj RTV Dukagjinit e kishte filluar gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit. Ndërsa Memli Krasniqi i PDK’së kishte thënë se ky televizion është bërë organ i VV’së që po transmetonte sondazhe të trilluara.

“Televizioni i oligarkut të të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka, qe disa kohë është bërë de facto organ i Lëvizjes Vetëvendosje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth kompetencave…