PDK është shumë më serioze se spekulimi medial me emra!

22 qershor 2021 | 23:59

Shkruan: Halil Selimi

Enver Hoxhajt i duhet një rikonfirmim formal në pozitën honorifike të kryetarit të partisë, në këtë kohë humbjeje dhe papërgjegjësie, njëkohësisht!

Hoxhaj u gjetë rastësisht dhe aksidentalisht si UD në krye të Partisë dhe duhet të legalizohet formalisht, për të adresuar ledership dhe përgjegjësi, sado që rrethanat janë pushtuar dominueshëm nga hakmarrjet primitive dhe papërgjegjshmëritë nga brenda e nga jashtë partisë! Por, edhe mohimi i të kaluarës po përmbytë gjithëçka kërcënueshëm, në këtë vend të lirë, por akoma fatkeq, mjerisht!

Edhe zgjedhja e kryetarit të PDK do jetë një farsë e nevojshme para se e domosdoshme, për të vazhduar një rrugëtim të vështirë, ngarkuar edhe me barrën e humbjes së zgjedhjeve dhe për të ecur arsyeshëm drejtë zgjedhjeve të një imazhi të improvizuar si të ri!

Mbase do përsëritet shembulli i PD në Shqipëri!

Është, pra i nevojshëm, para se i domosdoshëm legjitimimi i kryetarit të partisë!

Uroj të merrë vëmendjen e nevojshme, përtej humbjes, për pak sinergji pozitive, si opozitë kreative për partinë dhe jo për individë!

Në cilin peron e kanë lënë lokomotivën liderët e saj historik, në po atë destinacion dhe do të arrijë treni i quajtur PDK!

Unë i besoj fuqisë opozitare të mirëfilltë, më shumë se arrogancës së shfrenuar gjithëpushtuese të pushtetit apsolutist, në çdo kuptim!

Suksese dhe rirrjeshtim tradicionalisht kreativ, i uroj partisë sime, si një bashkëthemelues i saj edhe para PDK!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
’Tashmë që mbusha 52 vjet jetë, taman sa ka jetuar…