PDK garon me numrin 125 në zgjedhjet e 7 qershorit
16 maj 2026
| 11:22
Sot është hedhur shorti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për renditjen e partive politike dhe numrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këto zgjedhje do të garojë me numrin 125.
Procesi i hedhjes së shortit është zhvilluar në praninë e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe zyrtarëve të KQZ-së, duke përcaktuar kështu renditjen zyrtare të partive në fletëvotim.



