PDK-ja: 112, numër i shpresës për qytetarët e Kosovës

17 shtator 2019 | 17:27

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me numrin 112.

Ky numër kësaj partie i ka rënë të martën gjatë hedhjes së shortit të partive politike për garën zgjedhore të 6 tetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Partia e drejtuar nga Kadri Veseli, ka thënë se numri 112 është numër i shpresës dhe i të ardhmes së Kosovës.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, numri 112 është numri i Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje. Ky është numri i mbështetjes për çdo qytetar. Është numri i shpresës sa herë që ata kanë nevojë për ndihmë. Në këto zgjedhje, ky është numri i një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe të rinjtë tanë. Këtë numër të fitores sot e ka tërhequr aktivisti i zellshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Çlirim Haziri, i cili është djali i Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri, që sot e ka pasur përvjetorin e 21-të të zhdukjes së tij. Xhavit Haziri ishte njëri prej veprimtarëve më të hershëm të Lëvizjes Kombëtare, aty ku i ka rrënjët edhe Partia Demokratike e Kosovës, si parti e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ilir Meta – President i Republikës “Kriza politike u…