PDK-ja, afër arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen në Gjilan

06 janar 2022 | 08:43

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan Riad Rashiti, tha në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova se janë gati arritjes së një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Rashiti tha se PDK sipas marrëveshjes do t’i marrë katër drejtori dhe njërin nga dy pozitat kryesore.

“Ditë pas dite i kemi përafruar pikat të cilat nuk kanë qenë të lehta edhe për ata por edhe për neve sa i përket ndarjes së përgjegjësive edhe në legjislativ por edhe në ekzekutivin e komunës. Por, sot mund të them se jemi pranë arritjes së marrëveshjes që mund të finalizohet edhe sot”.

“Ne i kemi pasur kërkesat tona për drejtoritë edhe për njerën nga pozitat, atë të kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe nënkryetarit të komunës. Ata kanë pasur një ofertë minimale por pas negociatave jemi rënë dakord që numri i drejtorive të jetë katër dhe një nga dy pozitat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali ka prerë biletën për në fazën tjetër të Copa…