PDK-ja e LDK-ja kërkojnë nga qeveria ta tërheq Projektligjin për Byronë shtetërore

07 korrik 2022 | 13:49

Dy partitë opozitare, PDK-ja dhe LDK, kanë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të tërhiqet dhe të kthehet në pikën zero.

PDK-ja dhe LDK-ja e kanë konsideruar si antikushtetues dhe se i njëjti është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qeveria po tenton të miratojë në Kuvend një ligj antikushtetues.

“Ky projektligj është antikushtetues duke kërkuar që i njëjti të shkojë në komisionin e Venecias. 90 për qind e projektligjit që e keni iniciuar është kundërshtuar nga Komisioni i Venecias. Shprehim vullnetin të bashkëpunojmë për secilin projektligj. Ju sot po synoni të sillni diçka që nuk qëndron me kushtetutë. Po kërkojmë të njëjtin ta tërhiqni nga ky Kuvend”, ka thënë ajo.

Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar që të tërhiqet ky projektligj.

“Diskursi të mos jetë ne dhe ju sepse për këtë temë jemi të gjithë. Nuk guxojmë që tekste të tilla të shkatërrojnë gjithçka të mirë në Kosovë. Ju e keni dërguar vetëm një projektligj dhe nuk keni marr rekomandim prandaj e keni dërguar në gjykatë”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Gjilanit, Albert Dabiqaj, është paraqitur sot në konferencë…