Dabiqaj: Synojmë të kualifikohemi tutje

07 korrik 2022 | 13:45

Futbollisti i Gjilanit, Albert Dabiqaj, është paraqitur sot në konferencë për media, në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Konferencës.

Në raundin e parë të kësaj gare, “Skifterat” do të takohen me Liepajan.

Mesfushori Dabiqaj ka thënë se ai dhe shokët e tij janë gati për të dhënë më të mirën nesër.

“Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajas. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, ka thënë 25-vjeçari.

Ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka kthyer përgjigje deputetit…