“Ndërhyrjet nga e kaluara në sistemin e drejtësisë po na pamundësojnë t’i luftojmë ‘peshqit e mëdhenj’”

07 korrik 2022 | 13:40

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka kthyer përgjigje deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës, i cili i ka thënë se duhej ta lexonte me kujdes para se ta interpretonte opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu është shprehur se në këtë rast ajo nuk ka interpretuar, por vetëm ka cituar, teksa ka thënë se “ndërhyrjet nga e kaluara në sistemin e drejtësisë po na pamundëson t’i luftojmë ‘peshqit e mëdhenj’”.

“Roli i komisionit është të dërgojë këshilla ligjore në shtetet anëtare. Është hera e parë që një qeveri konsultohet me Komisionin e Venecias. Unë jam ministre, ky është kryetar Kuvendi. Sot merreni secilin që është në fuqi nëse dëgjojmë ka me jep shumë rekomandime sepse Komisioni i Venecias jep këshilla anëtarëve. Prandaj, fjalët apo akuzat që ky projektligj po bëhet për hakmarrje politike është dashur m’u nis prej vetes sepse ka pasur ndërhyrje të mëdha në sistemin e drejtësisë nga qeveritë e kaluara, dhe ka bërë që sot të kritikohemi si nuk i kemi luftuar ‘peshqit e mëdhenj’”.

“Në kohën e Qeverisë Kurti 1 bashkë me zotëri Arben Gashi kemi bërë harmonizim të programit qeverisës dhe kemi propozuar këtë mekanizëm. Unë nuk interpretova opinionin e Venecias, por e citova. Ftojë mediet që mund t’i publikojnë deklaratat e mia që janë citime sepse në asnjë moment nuk kam interpretuar”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, i…