Beqa, Haxhiut për Byronë shtetërore: Mos iu beso këshilltarëve

07 korrik 2022 | 13:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me interpretimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Ai i ka thënë Haxhiut se nuk duhet t’u besojë shumë këshilltarëve të saj.

“Është mirë me lexuar kur të interpretosh, jo me iu besuar këshilltarëve se ndoshta nuk ta lexojnë mirë, ose atij zëvendësministrit që e zbuloi atë ‘vajin në tepsi’, se nuk dimë çka po zbuloni ju. Ne po duam me të vërtetë me pas një ligj që i hynë në punë qëllimit të ligjit, e jo që u hynë juve në punë për fushatë”, ka thënë Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris SG-ja ka zgjidhur çështjen e trajnerit të ri duke…