PDK-ja e Podujevës nesër mban takim me strukturat e partisë, i pranishëm edhe Ragip Xhaka

01 mars 2024 | 11:25

Kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani, ka bërë me dije se të shtunën në orën 19:00 në selinë e partisë në këtë qytet, do të ketë një takim me struktura të partisë, anëtarë e simpatizantë të PDK-së.

Në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu, dhe kryetari i Degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, i cili ka ardhur enkas për t’i takuar bashkëvendësit e tij llapjan.

Takimi do të organizohet në selinë e PDK-së, në Podujevë, më 2 mars në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip…