PDK-ja, e vetmja shpresë për qytetarët llapjanë

13 nëntor 01:26

Argjend Softolli

Tashme po bëhen dy vite kur Agim Veliu fitoi zgjedhjet lokale në Podujevë. Në kohen e zgjedhjeve përballej me kritika të ashpra nga kundërshtarët. Zotëriu nen këto kritika arriti të fitojë me rezultat të thellë…

Por sot.

Pushteti i Agim Veliut ka mbetur pa opozitë. Askush nga opozitarët nuk arriti ta ngritë zërin për manipulimet në ndarjen e bursave dhe shpërndarjen e subvencioneve.

Askush nuk arriti ta bëjë një temë me interes për publiku.

Askush nuk brengoset për fshatarët që jetojnë me një padrejtësi të madhe nen pushtetin e Agim Veliut. Konkurset e montuara që çdo ditë i zhgënjejnë me qindra të rinj për çdo ditë..

PDK-ja (partia ime) po kalon një krizë të thellë…(Dega e Podujevës)

Mirëpo PDK-ja është e vetmja forcë që e lufton pushtetin e Agim Veliut.

VV-ja po ashtu ka qenë e lodhur gjithmonë si opozitë, tashme me koalicionin do të heshtë edhe më shumë, përballë nepotizmit e korrupsionit që e ka instaluar qeverisja e Agim Veliut.

Më shumë se kurrë na duhet forcë për t’u këndellur, për t’u angazhuar për qytetin për qytetarët e fshatarët.

Qytetarit t’i ofrojmë një politikë që ai ta ndjejë në lëkurën e tij… Të bëhet pjesë e qeverisjes dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se populli dhe…