PDK-ja i kundërpërgjigjet LV-së me një video për ambasadorin Berishaj: Çka ka Albini – kallxon Martini!

24 janar 2023 | 14:56

Lëvizja Vetëvendosje edhe të martën ka vazhduar me publikimin e videove ku akuzon qeveritë e kaluara për korrupsion dhe zhvatje të buxhetit të shtetit.

Ndaj këtyre videove nuk ka qëndruar indiferente Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka publikuar një video për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediet sllovene e kanë akuzuar për përfshirjen në afera milionëshe.

“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje!  Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet!”, është thënë në mbishkrimin e videos të publikuar nga PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Bajrami sot në natën Prime të Big Brother VIP…