PDK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

02 dhjetor 2020 | 13:54

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se do të iniciojnë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë se janë të gatshëm që të premten ta mbajnë këtë seancë.

Hoxhaj në një konferencë për medie ka bërë me dije se janë dakorduar me përfaqësuesit e qeverisë në lidhje me këtë projektligj.

Kujtojmë se sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka kaluar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Amendamentet e PDK-së të cilat kanë marrë mbështetje nga ky komision janë:

Amendamenti i parë: Mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023.

Amendamenti i dytë: Lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSh.

Amendamenti i tretë: Të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështetën financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt: Do të paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë Covid-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Queiroz nuk do të drejtojë më Kombëtaren e Kolumbisë.…