PDK-ja kërkon nga qeveria ta rishikojë vendimin për projektin amerikan të gazsjellësit

11 tetor 2021 | 12:40

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria Kurti ta rishikojë vendimin për projektin amerikan të gazsjellësit.

Ai ka thënë se refuzimi i këtij projekti do t’i shkaktojë dëme të mëdha shtetit tonë.

“Ne i kërkojmë qeverisë që ta rishikojë edhe një herë vendimin sa i përket gazsjellësit. Alternativat gjithmonë janë të rëndësishme, aq më shumë që po flasim për një projekt që financohet nga ShBA-ja që kap vlerën e 200 milionë dollarëve. Refuzimi i Qeverisë së Kosovës i bën dëme të madh vendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më tani, Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF) ka…