PDK-ja kërkon që për gjashtë muajt e ardhshëm të hiqet TVSH-ja për produktet bazë

30 qershor 2022 | 12:19

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se opozita ka ftuar debat parlamentar për të diskutuar për ngritjen e çmimeve.

Tahiri ka thënë se janë të vetëdijshëm sesi ka ardhur situata deri te ngritja e çmimeve dhe për këtë nuk e fajësojmë Qeverinë, por atë e fajësojmë për mungesë të veprimeve për të trajtuar këtë krizë.

“Opozita para se me kritiku ka ofruar edhe alternativë. PDK-ja e ka sjell projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar ku kemi propozuar që TVSH-ja në produktet esenciale ushqimore të zbritet nga 18 në 8 për qind. Sot mendojmë që TVSH-ja për produktet esenciale ushqimore duhet të hiqet krejtësisht për gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar sot në seancën…