PDK-ja: Kuvendi i Prishtinës votoi për mbrojtjen e liqenit te Badovcit

28 janar 2020 | 18:03

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës në lidhje ndërtimet tek liqeni i Badovcit.

Kjo parti ka thënë se falë angazhimit të grupit të asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal e Prishtinës, ky kuvend ka votuar në mbrojtje të Badovcit.

Njoftimi i plotë i Degës së PDK-së:

Kuvendi i Prishtinës votoi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit!

Pas angazhimit shumëditorë për organizmin e saj, është mbajtur sot seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK-ja për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Ashtu siç kanë kërkuar qytetarët dhe asamblistët e PDK-së në fillim të kësaj saj çështje, Kuvendi Komunal ka miratuar sot rekomandimet për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

-Kuvendi Komunal ka votuar pro anulimit të kushteve mjedisore të lëshuara për ndërtim në liqenin e Badovcit.

-Të fillojnë procedurat që zona rreth Badovcit që është e pambrojtur të bashkohet me parkun e Gërmisë.

-Të merret vendimi për pezullimin e planit zhvillimor për zonën e Badovcit deri në nxjerrjen e dokumente e të reja të planifikimit për këtë zonë.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë përshëndetë mbështetjen e asamblistëve të partive të tjera dhënë asamblistëve të PDK-së për ta finalizuar me sukses hapin e parë institucional drejt mbrojtjes së liqenit të Badovcit.

Në koordinim me vullnetin qytetarë, asamblistët e PDK-së në Komunën e Prishtinës do të vazhdojnë që të angazhohen për këtë çështje deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep…