Më 31 janar kryediplomati i BE-së viziton Kosovën

28 janar 2020 | 17:56

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në këtë fundjavë.

Më 30 janar Borell do të qëndrojë në Prishtinë, ndërkohë më 31 do ta vizitojë Beogradin.

Vizitën në rajon, Borelli e kishte paralajmëruar të hënën gjatë një takimi që ka pasur me krye diplomatin gjerman, Heiko Mass, në Berlin.

“Do japim më të mirën nga ne me qëllim të lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi. Unë e kam informuar ministrin me planin tim për t’i vizituar të dy shtetet në fund të kësaj jave”, kishte thënë Borelli.

Borelli kishte thënë se ishte i sigurt se mund të llogarisë në mbështetjen dhe bashkëpunimin e Gjermanisë për të ndërtuar një politikë të jashtme unifikuese për Evropën.

Më herët, Borelli vizitën e tij në rajon e kishte ndërlidhur edhe me krijimin e institucioneve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj Lëvizjes…