PDK-ja mbledh Kryesinë: Nuk lejojmë që pushteti të mbivendoset mbi Kushtetutën
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar zhvillimet e fundit politike.
Pas mbledhjes së kryesisë, kjo parti ka dënuar ashpër përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës.
I pari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar ky veprim përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe e shtyn vendin drejt një anarkie politike me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.
“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, ka thënë Hamza.
Kryesia e PDK-së ka theksuar se shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë sakrificë.
Sipas PDK-së, veprimet e tilla përbëjnë rrezik serioz për themelet demokratike të tij.



