PDK-ja në Skënderaj largon gjashtë asamblistë, kryesuesen e Kuvendit Komunal dhe Bekim Haxhiun (Dokument)

23 janar 20:56

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Skënderaj, ka larguar nga pozita e anëtarit të kësaj partie, asamblistët Sami Aruqin, Musa Fazliun, Ilir Ejupin, Azem Gashin, Driton Hetemin, Fatlume Kodrën dhe kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Halitin.

Po ashtu kjo degë e ka shkarkuar Bekim Haxhiun nga pozita e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skënderaj.

Ketë vendim, kjo degë e ka marrë me arsyetimin se të shkarkuarit nuk e kanë respetuar Statutin e PDK-së dhe qëndrimin e kësaj partie në kohën kur është zgjedhur kryesuesja e Kuvendit Komunal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari suedez i Shtetit për EU dhe Tregti, Oscar Stenström…