Sekretari i Shtetit të Suedisë viziton ICK-në

23 janar 2018 | 20:52

Sekretari suedez i Shtetit për EU dhe Tregti, Oscar Stenström gjatë qëndrimit në Kosovë, përveç takimeve të nivelit të lartë shtetëror, u ndal në ICK për t’u njoftuar me punën e qendrës dhe bizneset startup në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Innovation Centre Kosovo (ICK) ishte ndalesa e Stenström, në mesin e shumë takimeve të nivelit të lart shtetëror, në lidhje me zhvillimin ekonomik dhe integrimeve evropiane të Kosovës. Për më shumë se një orë, sekretari i shtetit pa nga afër punën e qendrës, vizitoi bizneset startup të inkubatorit, studentët e Akademisë Kibernetike dhe fëmijët e talentuar të Akademisë jCoders.

ICK mbështetet nga Ambasada e Suedisë që nga viti 2015. Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu falënderoi delegacionin e rëndësishëm për vizitën, mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu gatishmërinë për partneritet të ngushtë drejt avancimit të potencialit të të rinjve me programe të zgjeruara gjatë viteve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni përmes një fjalimi ka deklaruar…