Presidenti i Ugandës: E dua Trumpin pasi është i sinqertë me afrikanët

23 janar 2018 | 19:59

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni përmes një fjalimi ka deklaruar “dashurinë” e tij për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Më herët, Trump ishte akuzuar se i është referuar kombeve afrikane si “shtete”.

“Amerika ka një nga presidentët më të mirë ndonjëherë,” tha Museveni gjatë hapjes së Asamblesë Legjislative të Afrikës Lindore (EALA) në kryeqytetin Ugandan të Kampalës.

“Unë e dua Trumpin, pasi ai është i sinqertë me afrikanët. Afrikanët duhet t’i zgjidhin problemet e tyre, afrikanët janë të dobët”.

Komentet e Museveni janë në kundërshtim me reagimin e shumë udhëheqësve që kanë dënuar gjuhën e Trump-it, transmeton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se edhe pse…