PDK-ja, Osmanit: Jo bojkot Kuvendit, por bojkot ty!

10 shkurt 2020 | 17:12

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka gënjyer publikisht para gazetarëve, duke thënë se deputetët e PDK-së kanë bojkotuar Kuvendin në ditën kur është votuar qeveria Kurti.

“Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit. Të gjithë qytetarët e kanë ndjekur seancën më 3 shkurt dhe deputetët e PDK-së ishin aty, madje të gjithë kanë diskutuar në atë seancë”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Në këtë reagim është thënë se PDK-ja si lidere e opozitës nuk do të merret me Osmanin, por me oponentët e saj politikë.

“Por, ajo duhet ta kuptojë se do të bojkotohet derisa të ndalojë shkeljet ligjore në institucionin e Kuvendit”, është thënë në këtë reagim, duke iu referuar heqjes se fotografisë se presidentit Hashim Thaçi nga vendi ku ka qenë e vendosur më herët.

Reagimi i plotë i PDK-së:

Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria.

Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo.

Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit.

Të gjithë qytetarët e kanë ndjekur seancën më 3 shkurt dhe deputetët e PDK-së ishin aty, madje të gjithë kanë diskutuar në atë seancë.

Ndërsa deputetët e PDK-së nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në seancën tjetër të asaj dite për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sepse ajo ishte seancë klandestine.

Deputetët e PDK-së janë njoftuar vetëm 5 minuta para asaj “seance”.

Fare qartë u pa se ajo ishte seancë e përjashtimit tonë, për të mos pasur mundësi të marr pjesë opozita në të.

Qëllimi i qartë i kësaj loje të rrezikshme ishte frika nga ballafaqimi me transparencën e shkarkimit të një kryetari Parlamenti dhe zgjedhja e një kryetari të ri si znj. Osmani, në rrethana më të paqarta politike dhe flirtim të rrezikshëm politik me Beogradin, përkatësisht Listën Serbe.

Atë natë u shtjellua një precedan i rrezikshëm: Koalicioni me Beogradin dhe Listën Serbe i padeklaruar, do të mbajë të gjallë këtë qeveri dhe këtë pseudokryetare Kuvendi, e cila me çdo kusht synon të nxjerr jashtë Kuvendit udhëheqësin e opozitës!!!

Për hir të vëmendjes publike, njëjtë si PDK, në seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk kanë marrë pjesë edhe deputetët tjerë opozitarë, por edhe disa nga pozita sepse nuk ishin ftuar me kohë.

PDK-ja kërkon që znj. Osmani të kryej obligimin ligjor, të kthej fotot e presidentit dhe Adem Jasharit në vendin e vet. Po ashtu, të mbaj foton e ish-presidentit Rugova në kabinet dhe të luaj rolin e vet kushtetues si spikere e Kuvendit, siç duhet ta ketë!

PDK si lidere e opozitës nuk do të merret me znj. Osmani, por me oponentët tanë politikë. Por, ajo duhet ta kuptojë se do të bojkotohet derisa të ndalojë shkeljet ligjore në institucionin e Kuvendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…