PDK-ja paralajmëron se do ta çojë në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

27 nëntor 2023 | 13:13

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën e dytë që pritet të mbahet gjatë ditës së enjte do të hidhet në votim (leximin e dytë) Projektligji për fondin sovran.

Duke e kundërshtuar këtë projektligj, Tahiri ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e tij.

“Ne si grup parlamentar i PDK-së e kemi kundërshtuar këtë projektligj sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Në anën tjetër, sa i përket benefiteve nga kjo strukturë, ne konsiderojmë që është vetëm një strukturë burokratike në kuadër të vendimmarrjes që lidhet me çështje ekonomike, ndërmarrjet publike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Konsiderojmë që është strukturë e padobishme”.

“Nëse do të kalojë, ne si grup parlamentar i PDK-së do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe jemi të bindur se kjo strukturë ka vetëm një formë që mund të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi…