PDK-ja shtyp programin në alfabetin Braj, hap konkret për përfshirje dhe barazi sociale
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ndërmarrë një hap domethënës në fushatën zgjedhore, duke shtypur programin politik “Bashkë. Përpara.” edhe në alfabetin Braj, si shenjë e përkushtimit për përfshirje reale të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.
Ky veprim u mundëson personave me aftësi të kufizuara në shikim që të kenë qasje të drejtpërdrejtë në programin, zotimet dhe vizionin e Bedri Hamza, kryetarit dhe kandidatit të Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër.
PDK-ja ka vlerësuar se transparenca, barazia në informim dhe pjesëmarrja aktive janë themel i një demokracie funksionale. Duke garantuar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht aftësive të tyre, PDK-ja synon një shoqëri më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më humane, ku askush nuk lihet pas në proceset politike dhe vendimmarrëse.



