PDK-ja: Të respektohet Kushtetuta në dialog, do të ftojmë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

07 shtator 2020 | 14:35

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka konsideruar zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës.

Në takimin e përbashkët të Kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.

“PDK-ja kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit. Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë antikushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e minishengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK-ja është për Shengen, por, jo për minishengen”.

“PDK-ja përshëndet paralajmërimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Natanyahu për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit të tij. Roli i presidentit Trump në këtë proces ishte i jashtëzakonshëm. Kjo i kontribuon hapjes së një kapitulli të ri mes dy vendeve tona. Me qëllim të transparencës më të madhe dhe dhënies së llogarisë para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, PDK-ja do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme. Ftojmë të gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj iniciative të domosdoshme”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu i ndahet Çmimi Kombëtar për…