PDK javën e ardhshme e dërgon në Kushtetuese vendimin e Supremes për ZRrE-në

06 korrik 2022 | 15:52

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) javën e ardhshme do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të tarifave.

Kështu ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se kjo parti do të vazhdojë betejën juridike për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

“PDK në javën e ardhshme do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Supremes sepse ne jemi  të bindur se është vendim i paarsyeshëm dhe është vendim që ka dëmtuar qytetarët e Kosovës. Nuk do të ndalemi, do ta vazhdojmë rrugën tonë ligjore e juridike për të mbrojtur interesin e qytetarit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ZRrE nuk ka zbatuar vendimet e gjykatave të Kosovës dhe po ashtu është ankimuar ndaj një konstatimi të Avokatit të Popullit që konstaton shkelje të të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës sot në Finlandë përballet me ekipin e…