PDK në Ferizaj hap fushatën, Arben Gega: Me besim për fitore dhe ndryshim në Kosovë
Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Gega, ka folurpër hapjen e fushatës zgjedhore të partisë, duke e cilësuar atë si “fushatë të fitores”.
Ai tha se PDK hyn në garën e 7 qershorit me energji, mbështetje dhe besim për ndryshim, ndërsa theksoi se Ferizajit, ku u mbajt hapja e fushatës, është shembull i zhvillimit nën udhëheqjen e PDK-së.
“Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, ka shkruar Gega, duke kërkuar mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e tij me numrin 68.
Postimi i plotë:
U hap fushata e fitores! Me energji, mbështetje të madhe dhe besim për ndryshim, sonte nisëm rrugëtimin tonë drejt 7 qershorit.
PDK është gati ta kthej Kosovën në linjën e zhvillimit. Ferizaji, ku u mbajt hapja e fushatës, është shembulli më i mirë si ecë një vend që udhëhiqet nga PDK.
STOP KRIZËS. NDRYSHO KOSOVËN.
✅️ PDK 125 | Arben Gega 68



