PDK për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë: Veprimi i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR-i i papranueshëm

08 gusht 2020 | 12:37

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Sipas PDK-së, një veprim i tillë i toleruar nga KFOR-i dhe qeveria e Kosovës është cenim i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare.

PDK thotë gjithashtu se provokimet e vazhdueshme të forcave serbe në fshatrat e kufirit në sytë e KFOR-it janë të papranueshme.

Ky është reagimi i plotë i PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovrantitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territorale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme.

Nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrise serbe në territorin e Kosovës.

Ë htë e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cënim i sovranitetit.

Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit.

Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë.

Veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tani.

Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve…