PDK propozon që gjimnazi në Suharekë ta mbajë emrin e heroit Fadil Vata

21 prill 21:43

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Suharekë, ka propozuar që Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë të riemërohet Gjimnazi “Fadil Vata”.

Fadil Vata u lind me 03.01.1962 në fshatin Sallagrazhd, në Suharekë. Fadili rrjedh nga një familje atdhetare e me kulturë, gjë që ky vetëm sa edhe e vazhdoi për të mos e ndalur më.

U bënë tri dekada nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike.

Larg atdheut fizikisht dhe me shumë brenga që nuk mundi t’i vazhdoj idealet e tij të nisura për atdheun, me datë 25 prill të vitit 1990 zemra e tij pushoi së rrahuri në mërgim.

Të dielën më 25 prill bëhen 31 vite që nga vdekja e heroit, Fadil Vata, përvjetor në të cilin PDK dega në Suharekë për të nderuar figurën dhe kontributin e tij, ka propozuar që Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë të riemërohet Gjimnazi “Fadil Vata”, shkruan SuharekaOnline.

Ky propozim ka kaluar edhe në Komisionin për Politikë dhe Financa të Komunës së Suharekës që në seancën e radhës të asamblesë komunale të hudhet në rend të ditës.

Medatë 25 prill 2013, Fadil Vata dekretohet ‘HERO I KOMBIT’ nga presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ku më pastaj zbulohet edhe shtatorja e tij në qytetin e tij të lindjes në Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka ka njoftuar se do t’ia huazojë Gjermanisë 55 mijë…