
PDK publikon e para listën për Asamblenë Komunale në Podujevë
12 gusht 2025
| 19:07
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar hapin e parë në garën për zgjedhjet lokale në Podujevë, duke publikuar si e para listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Ky veprim i parakohshëm i kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës, Isak Shabanit, mund të jetë një sinjal i fuqisë dhe organizimit të PDK-së në Llap, duke krijuar pritshmëri dhe ndoshta befasi për subjektet tjera politike në rajon.
Në këtë listë përfshihen emra me përvojë dhe profile të ndryshme, që synojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mënyrë efikase dhe të përgjegjshme. Tani mbetet të shihet si do të reagojnë partitë tjera dhe si do të ndikojë kjo në dinamikën politike të Podujevës.