PDK: Zgjedhja e Vjosa Osmanit me votat e Listës Srpska është e dëmshme për vendin

03 shkurt 2020 | 20:29

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen klandestine dhe pa paralajmërim të seancës për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës.

Me anë të një komunikate për mediet tona, PDK-ja ka thënë se kjo seancë është e territ, për të cilën nuk kishte asnjë urgjencë, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje e LDK-ja, u mbajt pa praninë e opozitës dhe shënon herën e parë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa asnjë deputet opozitar.

“Zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Srpska është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria VV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Srpaska, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar. Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiqin e Radojiçiqin dhe sojin e tyre”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Vjosa Osmanin për…