Përurohet libri “60 vjet futboll në Komunën e Skenderajt”

07 shtator 2021 | 19:48

Në shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Skenderaj, sot është bërë promovimi i librit “60 vjet futboll në Komunën e Skenderajt”, i autorit Bekë Abazi.

I pranishëm në përurimin e këtij libri ishte edhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili u shpreh i lumtur që nga sot biblioteka e qyteti u pasurua edhe me një libër të ri. 

“Profesor Abazi, përmes kësaj monografie, mjeshtërisht ka sjellur në vëmendjen e lexuesit, historikun e futbollit, në Drenicë, konkretisht në komunën tonë, se drenicasit përveç shpirtit luftarak për të mos u nënshtruar kurrë para armikut, kanë edhe shpirt fisnik dhe sportdashës”, tha Jashari. 

Kryetari Jashari, tutje premtoi se duke qenë në krye të komunës, përkrahja e tij për sportistët dhe sportin në përgjithësi nuk do të mungoj asnjëherë.

“Emocioni që sjell ky libër është akoma me i madh, kur kujtoj kohen kur unë isha pjesë e klubit tonë “Drenica”, si president i klubit për dy vite, kurse tani si kryetar komune do të vazhdoj t’i jap përkrahje sportit në përgjithësi, duke krijuar kushte adekuate për sportistet tonë”, tha nder të tjera Jashari. 

Ky libër përshkruan në formë kronologjike dokumente, fotografi dhe historikun 60- vjeçar të futbollit në komunën e Skenderajt. 

Pjesa e parë e këtij libri përshkruan hyrjen për futbollin në Kosovë në rajonin e Mitrovicës dhe zhvillimin e këtij sporti në Skenderaj . 

Në këtë monografi ka të dhëna për shumë persona që kanë qenë pjesë e epokës së futbollit në Drenicë, duke ia kushtuar një pjesë të mirë të librit klubeve të futbollit si “Buduçnosti”, “Skenderaj” dhe “Drenica”, të cilat identifikohen me futbollin në Komunën e Skenderajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot…