PE-ja miraton amendamentin për shqipen në Maqedoninë e Veriut

18 qershor 2026 | 08:36

Parlamenti Evropian, në seancën e zhvilluar sot, ka votuar edhe amendamentin që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Në raport theksohet se autoritetet e Maqedonisë së Veriut duhet ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje, ndërsa njëkohësisht kërkohet që protestat e studentëve të mos paraqiten si lëvizje destabilizuese apo si veprime me prapavijë politike.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE.

Disa ditë më parë, përfaqësues të grupit të studentëve protestues në Shkup zhvilluan takim me përfaqësues të PE-së, ku shprehën pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe për moslejimin e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në shqip./Albeu.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grabitje si nëpër filma u regjistrua në orët e…