
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21, ka ngritur shqetësime për zhvillimet që mund të pasojnë pas zgjedhjeve të 12 tetorit në veri të Kosovës.
Gjithë këtë proces sa i përket urave, Peci e sheh si fushatë zgjedhore, ”projekt politik për fushatë zgjedhore në Mitrovicë”.
Tutje Peci shtoi se në rast të ndonjë proteste nga komuniteti serb, mund të ndërhyjë KFOR-i dhe ura të mbyllet për qarkullim të automjeteve.
“Ne nuk jemi duke menduar ditën çka pas 12 tetorit, ne do të kemi një kryetar nga komuniteti serb, do të kemi një asmable me perfqësues të shumtë nga komuniteti serb, çka do të ndodh në momentin kur konstituihen institucionet atje, kryetari në pjesën tjetër mund t’ia vendos një bllokadë kësaj ure. Nëse organizohet ndonjë protestë nga komuniteti serb për shkak të këtyre urave, KFOR-i mund të intervenojë dhe mund të mbyllet për qarkullim të automjetve”, tha Peci. / 21Media