Peci u intervistua si i dyshuar, Kurti e lartëson si “më i miri dhe më i suksesshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, duke e cilësuar si më të mirin dhe suksesshmin, pavarësisht se i njëjti sot u intervistua në cilësinë e të dyshuarit për korrupsion nga Prokuroria Speciale.
Sipas Kurtit, Peci ka qeverisur mirë me sektorin e bujqësisë.
“Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një ngjarje e përvitshme ku përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë. E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, ka shkruar Kurti.



